Eksperti: Duhet të përballemi si komb, Perëndimi mbështet Serbinë
Analisti Sadri Ramabaja tha në një intervistë për Euronews Albania se shqiptarët duhet të përballen si komb me Serbinë, që ende udhëhiqet nga logjika e luftës.
Sipas tij, fakti që Serbia qëndron në gjendje lufte duke dislokuar mijëra trupa rreth Kosovës flet shumë për logjikën me të cilën vepron si komb.
“Vazhdimisht kemi paralajmëruar se 48 bazat e ushtrisë serbe janë të dislokuar rreth e qark Kosovës me një personel që i kalon 4 mijë vetë, pra një armatë e tërë, 2 nga 3 armatat që ka Serbia janë në gjendje gatishmërie. Ky fakt flet shumë për politikat serbe në raport me Kosovën, kemi të bëjmë me një përballje të re të mundshme mes dy kombeve që janë Serbia dhe Shqipëria. Gjërat sot kanë ndryshuar, nuk janë më si në vitin ‘99. Shqipëria është sot anëtare e NATO, Kosova ka strukturat e veta mbrojtëse, në Serbi dominon ende mentaliteti dhe logjika e luftës. Duhet të llogarisin që duhet të përballemi vetë si komb”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 09:21 Zelensky thirrje Hungarisë dhe Polonisë: Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE
- 09:15 Këmbimi valutor 2 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:48 Rama: Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat
- 08:35 Rama takim me pensionistët: Të gjitha të ardhurat shtesë nga taksat e naftës do të shkojnë për pensionet
- 08:25 Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, policia nis hetimet (VIDEO)
- 08:17 Qeveria ndryshon skemën e bonusit të pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Do të jepet në bazë mujore