Ekspozita “Start”, këndvështrimet e të rinjve për realitetin e jetën në Galerinë FAB

24 Maj 2023 | 18:23

Ekspozita “Start” është prodhim i 28 studentëve të fotografisë. Një sërë imazhesh, që në dukje nuk ngjajnë me njëra-tjetrën, por në thelb kanë jetën.

“Një miks midis koncepteve artistike dhe të mësuarit të vetë mjetit të fotografisë. Subjektet janë të ndryshëm, do doja të sillja vëmendjen vizuale që ka një student. Dikush është më pranë asaj që ne i themi ngjarje rruge, dikush ka një koncept, kjo i dallon nga njëri-tjetri, vëmendja e tyre ndaj gjërave që i rrethojnë”, thotë Albes Fusha, fotograf.

Profesori, drejtues i programit të studimit të fotografisë në Akademinë e Arteve, është kuratori i ekspozitës. Për Albes Fushën, studentët ia dolën që të rrëmbejnë notën 10.

“Jemi në fundin e vitit akademik, studentët e programit të ri e finalizuan. Jo pa qëllim ne i kemi vënë një titull, “Start”, që unifikohet me konceptin që ky program që ka, një program i ri studimi”, shprehet Fusha.

Kjo ekspozitë i ka të gjitha, ngjyrat, hijet, nuditetin, individualitetin, krijimin dhe thjeshtësinë, të para nga syri i një studenti.

“Start” është hapur sot në galerinë FAB. Kushdo që dëshiron të shohë përditshmërinë nga një këndvështrim tjetër, ekspozita do të vijojë të jetë e hapur deri më datë 29 maj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026