Elbasan, hapet kursi për të rinjtë, njohuri për sistemin fotovoltaik
Energjia e përfituar nga panelet diellore po përdoret gjithnjë e më shumë nga bizneset, të cilët kanë nisur të montojnë pajisjet për të mos qenë plotësisht të varur nga furnizimi klasik me anë të linjave të transmetimit.
Kjo mënyre e re, që është më ekonomike dhe natyrisht ekologjike, kërkon edhe specialistët përkatës jo vetëm për montimin, por edhe për mirëmbajtjen e këtij sistemi. Për këtë arsye, qendra e formimit profesional në Elbasan, në bashkëpunim me bizneset private, ka arritur të hapë kursin e parë, me të rinj që kanë shfaqur interes të trajnohen dhe të certifikohen për sistemin fotovoltaik.
“Sot ne jemi pranë një biznesi me studentet e fotovoltaikës, është një kurs i ri që kemi hapur në Qendrën e formimit profesional. Ky është kurs që e kërkon tregu dhe ne kemi pasur një kërkesë dhe e mundësuam që ky kurs të hapet.
Studentët marrin informim të plotë dhe ndihen të gatshëm për punë kur mbarojnë kursin”-Krenar Xhemali, drejtori i qendrës të formimit profesional publik në Elbasan.
Inxhinierët që i ndjekin nga pas të rinjtë, shprehen të kënaqur dhe thonë se gjasat për të nxjerrë profesionistë janë shumë të mëdha.
“Djemtë panë nga afër punën. Jemi të kënaqur. Kërkesat janë në rritje. Themi se do nxjerrim kursant të denjë për tregun e punës”-Shpëtim Ullorja, instruktor i QEPP-së.
Në Qendrën e Formimit Profesional, afro 1500 nxënës mësojnë disa profesione, me të cilat ata arrijnë të punësohen menjëherë pas përfundimit të shkollës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë