Reforma në arsimin profesional, 3 shkolla në Korçë bashkohen në 1 drejtori të vetme

6 Tetor 2023 | 16:40

Tri shkolla profesionale në qytetin e Korçës janë bashkuar në një drejtori të vetme. Bëhet fjalë për shkollën e mekanikes, të ndërtimit dhe të teknologji-informacion-komunikimit, ku sipas drejtoreshës e cila do të menaxhojë këto tre shkolla, gjithçka vjen si pasojë e reformës së re në arsimin profesional.

“Është pikërisht Ministria e Financës dhe Ekonomisë që ka ndërtuar një plan organizimi të rrjetit të gjithë ofruesve të arsimit profesional, duke marrë parasysh përputhjen e ofertës dhe kërkesës së gjithë rajonit. Do të kemi staf, burime njerëzore të bashkuara, kabinete për profile të ngjashme dhe kurrikulat janë ato të miratuara”, tha Anxhela Taho, drejtoreshë e Shkollës Teknike Profesionale Korçë.

Një tjetër fakt është se në shkollat e mekanikes dhe ndërtimit asnjë nxënëse nuk është e regjistruar, duke pasur vetëm djem në përbërjen e tyre.

Por a ka ardhur ky ndryshim si pasojë e uljes së numrit të nxënësve në gjithë vendin?

“Të tria shkollat profesionale që unë përmenda kanë një rritje, të vogël, por kanë një rritje për vitin 2023-2024. E theksoj se nuk është arsyeja e uljes së numrit të nxënësve. Janë pikat kombëtare të strategjisë, plani i optimizmit, është i mbështetur në analizë të kontekstit ekonomik në rajonin e Korçës. Duam të vijmë në treg se cilat janë mundësitë për t’u përmirësuar”,  u shpreh ajo.

Krahas bashkimit të këtyre tri shkollave, një gjë e ngjashme do të ndodhë edhe në dy shkollat e tjera profesionale në Korçë, atë të bujqësisë dhe ekonomikut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026