Emergjencat civile në trajnim, qëllimi është bashkëveprimi në raste incidentesh

21 Nëntor 2023 | 16:04

Shefi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Tiranë, Luan Shehaj, ka ngritur shqetësimin se në vendin tonë nuk ka një shkollë të mirëfilltë të zjarrfikësve.

“Ne nuk kemi një shkollë të zjarrfikësve të mirëfilltë. I kemi rekrutuar njerëzit, hajde këtu ti, ça je ti? Kimist, hajde. Ti tjetri, inxhinier? Hajde. Pra nuk kemi shkollë”, tha Shehaj.

Ai drejtoi këtë fillim-jave trajnimin taktiko-rreshtor, zhvilluar në bazën e Hekurudhës në lagjen nr.13 në Durrës, gjatë të cilit u improvizua një rast rënie zjarri në vagonë që transportonin lëndë të rrezikshme.

Nën vëzhgimin e Përfaqësuesve nga Komuniteti Europian, ky trajnim kishte disa objektiva.

“Ne për sot, me forcat që kishim, plotësisht MZSH-ja e Durrësit dhe forcat e tjera, qoftë policia bashkiake, por dhe shërbimi i urgjencës, u pa që kishin një edukatë, një disiplinë integruese dhe interesi jonë është, që të gjitha këto forca reaguese në raste të tilla incidentesh, të dijnë të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin”, tha Shehaj.

“Do e bëjmë këtë trajnim, që t’i shërbejmë sa më shumë aktivizimit dhe riaftësimit, si dhe krijimin e degëve të reja që janë më speciale dhe që deri më sot na kanë munguar”, shtoi ai më tej.

Një trajnim mesa duket i domosdoshëm, përsa kohë “detyrat” e shërbimit zjarrfikës sa vijnë e shtohen.

“Misioni jonë përmbush 5 gjëra, siç është lufta e zjarreve në pyje dhe në qendrat e banuara, aksidentet automobilistike, tërmetet, përmbytjet, janë edhe lëndët e rrezikshme për të cilat po e zhvillojmë sot këtë mësim”, tha Shehaj.

“P.sh., në Tiranë dhe Durrës është ngritur grupi i përmbytjeve, është grup special që mund ta çosh në çdo vend. Në Tiranë kemi ngritur dhe një skuadër speciale të mbrojtjes kundër kimike dhe një tjetër për aksidentet, për ngjarjet që ndodhin në pjesë fushore dhe malore”, përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026