“Emra që mund të arrestohen para 11 majit” – Deklarata e fortë e gazetarit

13 Mars 2025 | 14:44

Gazetari Artan Hoxha komentoi në një intervistë për Euronews Albania emrat në listat e kandidatëve për deputetë të dy partive kryesoren më vend PS dhe PD.

Hoxha tha se me listat e Partisë Socialiste Rama ka futur njerëz që mund të jenë ose janë target i hetimeve të SPAK.

Sipas tij, Rama mori në mbrojtje njerëz të besuar të cilët nëse SPAK do të veprojë do t’i godasë para ditës së zgjedhjeve.

“Rama iu ka dhënë një mbrojtje dhe garanci disa njerëzve që i sheh të rëndësishëm, ka bërë një spastrim brenda strukturës së PS. Atë që ai e quan gjak i ri më tepër është supost, më para PS i merrte të rinjtë nga FRESH ishin të trajnuar, ishin në strukturat e partisë, i dinin prioritetet, tani sajoi ‘Deputeti që duam’ dhe ka futur një pjesë të emrave, që nuk janë përfaqësues. Ka marrë nga LSI, nga PD, nga ata të 21 janarit, ka marrë kryetarë bashkie. Rama ka futur aty ministrat e inkriminuar, që nga ‘184’-a e Dibrës. Në vend që të godiste ata që mund të jenë target i hetimeve të SPAK, që janë, ta them me garanci, janë dosje që i njoh nga brenda, vetëm dosja 184, Toyota Yaris, Metamorfoza, Plumbi i Artë, nëse i teket SPAK nuk do çuditesha që t’i këpusë nja 4-5, i ka aty. Mesa duket këta janë njerëzit më të besuar, që kanë qenë të devotshëm dhe kanë firmosur çfarë u ka kërkuar Rama, por ka goditur strukturën e PS ku deputetë që kanë kontribuar ua ka ndërprerë karrierë, edhe pse te PS askush nuk flet…

I ka futur në lista të mbyllura, i ka garantuar mbrojtje, ka çuar në listë të hapur personalitetet e PS. Aty ka emra që nëse SPAK do veprojë mund t’i godasë para datës së zgjedhjeve, unë mendoj që duhet ta bëjë duke qenë se Rama nuk e bëri”, tha Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026