EMRI/ Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 31-vjeçari në Mal të Zi
Policia e Tiranës ka realizuar operacionin ndërkombëtar “The Wanted”, duke vënë në pranga Magiljan Dedën, i cili ndodhej në kërkim nga autoritetet shqiptare për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Magiljan Deda, 31 vjeç u arrestua në Malin e Zi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Ai u shpall në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, datë 23.04.2025, që i caktoi atij masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakumi”, i zhvilluar në prill 2025, dyshohet se Deda ka bashkëpunuar me një tjetër shtetas, tashmë i arrestuar, për kultivimin e 1640 bimëve narkotike në fshatrat Gocaj dhe Rraboshte të Lezhës.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, e paketuar për shitje.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, po vijon procedurat për ekstradimin e Magiljan Dedës drejt Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit
Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare
- 13:03 Emërimi i përfaqësuesit të ri të lartë për Bosnje dhe Hercegovinën në axhendën e ministrave të BE-së
- 12:59 Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 12:55 Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik
- 12:48 Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve
- 12:44 Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 12:39 Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit