Fatmir Mediu: Protesta duhet të zhvillohet në të gjithë vendin

26 Tetor 2022 | 13:30

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se protesta e 12 nëntorit, që do të organizohet nga opozita, duhet të zhvillohet në çdo qytet, jo vetëm në Tiranë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Mediu nënvizoi se për opozitën, është e rëndësishme që përmes protestave të arrijë qëllimet e saj.

“Mendoj që të gjitha lëvizjet e opozitës duhet të jenë shumëplanëshe. Nuk duhet të jetë thjesht protesta, të ketë qëllim në vetvete se sa njerëz mblidhen. E rëndësishme është që, ajo çfarë ndodh në Tiranë, të zhvillohet në çdo qytet dhe në skajin më të largët të Shqipërisë. Pra, zëri i protestës nuk duhet të jetë e gjithë Tirana, por e gjithë Shqipëria. Vetëm atëherë do mund të kemi një raport të drejtë me qytetarët shqiptarë”, theksoi ai.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se më 12 nëntor, do të zhvillohet protesta e opozitës, çka do të shënojë sipas tij, fillimin e betejës kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se në të gjithë vendin , po bien sirenat e alarmit ndaj gjendjes katastrofale që gjendet Shqipëria, për shkak të keqqeverisjes.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024