Federata italiane kërcënon ekipet: Përjashtoheni nëse i bashkoheni Superligës
Superliga e Evropës ka shkaktuar një situatë jo normale në ligat kryesore të futbollit dhe jo vetëm, në kontinentin e vjetër. Një pjesë e ekipeve refuzuan kompeticionin e ri, ndërsa ka ende nga ato të cilat janë të bindura se është zgjidhja e duhur. Kujtojmë se pak ditë më parë, Superliga Evropiane fitoi betejën me UEFA-n dhe FIFA-n dhe ka të drejtën të krijohet, duke i hapur kështu rrugë nisjes nga puna.
Në këtë situatë UEFA ka bërë çmos që ekipet të mos i bashkohen këtij plani edhe pse duket e vështirë për faktin se financat e tyre janë shumë të larta. Në lojë janë futur dhe federatat e ndryshme të futbollit, të cilat u kanë bërë presion ekipeve të tyre. E fundit është ajo e Federatës Italiane të Futbollit, e cila ka kërcënuar çdo skuadër se në rast se i bashkohet Superligës së Evropës, atëherë do të përjashtohet nga kampionati italian.
Në vendimin e publikuar prej tyre, skuadrat pjesëmarrëse të Serisë A, do të mund t’i bashkohen vetëm kompeticioneve që mbajnë logon e UEFA-s dhe FIFA-s. Pra një masë e tillë i step ato që t’i bashkohen Superligës, ndërsa masa të tilla pritet të merren dhe në liga të tjera, ku deri më tani, asnjë federatë nuk ka dhënë miratimin që skuadrat e saj t’i bashkohen këtij projekti inovativ.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve