English

Fitoi dhe më pas u skualifikua si prokuror në SPAK, Ndini Tavani letër KLP

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilli i larte i Prokurorisë pritet të emërojë në mbledhjen e kësaj të mërkure dy prokurorët më të rinj të SPAK.

- Advertisement -

Anita Jella dhe Bledar Maksuti, janë prokurorët të cilët do t’i bashkohen strukturës së Prokurorisë së Posaçme.

Në të njëjtën kohe do të vendoset edhe për moscaktimin si prokuror i posaçëm për Ndini Tavani, i cili edhe pse u kualifikua nga KLP, për t’iu bashkuar strukturës se posaçme, u s’kualifikua nga ana e komisionit te ngritur nga vetë institucioni i SPAK.

Kjo bëri që vendi i Tavanit të zihej nga pasuesi në listë, Bledar Maksuti. Përmes një shkrese drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tavani kërkon pezullimin e mbledhjes se sotme dhe vendosjen e procesit sipas tij ne shinat ligjore, pasi janë kryer disa shkelje.

Një ndër argumentet kryesore sipas Tavanit është se kompetencat e KLP për emërimin e prokurorëve dhe ngritjen në detyrë e ka KLP, por dukshëm SPAK, përmes komisionit ka ndikuar duke zgjedhur Maksutin në vend të tij.

LETRA E PLOTË E PROKURORIT TAVANI:

Sot, në datë 30.07.2024, disa media on line publikuan lajmin se, unë, si kandidat i renditur i treti në garën për tri vende vakante në Prokurorinë e Posaçme, jam skualifikuar dhe se kandidati tjetër i renditur pas meje, është propozuar të emërohet si prokuror i kësaj prokurorie.

Në një farë mënyre, Ju më kthyet përgjigje për tri kërkesat e paraqitura më herët nga unë, në rrugë zyrtare, për tu njohur me ecurinë e këtij procesi, tashmë i tejzgjatur, në kapërcim të limiteve të caktuara me ligj (120 ditë).  E megjithatë, me keqardhje bëj me dije se transparenca kundrejt publikut për veprimtarinë e Këshillit, lë vend për të dëshiruar, për sa kohë që mbetet e paqartë arsyeja e skualifikimit tim nga gara.  Nga ana tjetër, kundrejt meje, si subjekt drejtpërdrejtë i interesuar, dëmi është më i madh se thjesht mos informim, sepse ai konsiston në cenimin flagrant të të drejtave themelore, të mbrojtura e të garantuara nga shteti i së drejtës.

Në padijeni të plotë se si vijoi procesi, pas mbledhjes së dhjetorit të KLP-së, vlerësimit dhe renditjes së kandidatëve, mbetet të supozoj se vlerësimi im i figurës nga Komisioni i Posaçëm nuk ka qenë pozitiv, apo thënë ndryshe ka qenë negativ.  Ju, që keni aktet e këtij procesi e kuptoni se si kandidat as jam njoftuar përgjatë procesit të vlerësimit të figurës dhe as jam pyetur mbi ndonjë gjetje, aq më pak as më është dhënë mundësia të paraqes qëndrimin tim apo provat eventuale, që mund t’i shërbenin Komisionit të nderuar.

Ky fakt, shoqëruar me një vlerësim negativ kundrejt meje, ndërsa ushtroj funksionin e prokurorit të Republikës, do të duhej të kish marrë vëmendjen e Këshillit, për të ndrequr një proces jo të rregullt, qoftë edhe për faktin se mu mohua e drejta për t’u njohur me aktet, që lidhen me figurën time, për t’u dëgjuar e mbrojtur, jo thjesht për t’u ngritur në detyrë, por për të garantuar reputacionin, nderin dhe dinjitetin e prokurorit, mision ky edhe i Këshillit, si organ i qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?