Flamuri amerikan në Sazan, kush është Jared Kushner

30 Mars 2024 | 20:11

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua këtë të shtunë plani i investimeve të dhëndrit të Donald Trump, në Shqipëri dhe veçanërisht në Sazan.

Në ishullin e vetëm që mund të shfrytëzohet në Shqipëri, herët ose vonë do të ngrihet flamuri amerikan. Ky pushtim modern shihet me leverdi për vendin, që pret çdo vit investime nga SHBA me vlerë në rritje, e që në vitin 2023 arritën në 62 mln dollarë.

Anëtari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Reshard Këlliçi,tha s einvestimet amerikane nuk duhen trajtuar politikisht.

“Në Shqipëri nuk ka investime amerikane të mirëfillta. Projekti që është te “Bulevardi i ri” është i pari  i mirëfilltë amerikan me 240 mln dollarë që vijnë nga bankat e SHBA-ve. Ndoshta një nga arsyet pse nuk ka patur shumë investime amerikane, është fakti se politika është përpjekur t’i kthejë në instrument të saj. E fundit që do të thoja është se nuk mendoj se investimet amerikane duhen trajtuar politikisht, por mendoj gjithashtu mendoj se edhe SHBA-të nuk duhet t’i përdorin investimet për të influencuar politikat”, tha ai.

Në SHBA Jared Kushner, njihet si biri i biznesmenit Charles Kushner, ndërsa në Shqipëri emri i tij është i lidhur me krushqinë që ka lidhur në familjen Trump. Kushner ka shërbyer si këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, kur president ishte Donald Trump. Pas largimit nga posti qeveritar, ai themeloi kompaninë Affinity, e cila mban asete me vlerë mbi 3 miliardë dollarë.

Eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi tha se edhe babai i Jared Kushner është një investitor i njohur në SHBA.

“Është një investitor i njohur. Edhe babai i tij, Charles Kushner ka qënë i tillë në SHBA. Nuk ka të bëjë me pjesën politike. Nëse dikush atakonte Sorosin dhe Kushnerin që kishin lidhje me Trump, unë po iu them që një nga kompanitë e Kushnerit, ka një investim 250 mln dollarë nga Soros”, tha ai.

Ndërkohë eksperti tjetër i ekonomisë Fatos Çoçoli tha për Money: “Do ishte gabimi më i madh. Së pari nuk ishte ideja e biznesit nga Trump, por është tërëisht një sipërmarrje e Kushnerit. Ai e ka kompaninë e tij të regjistruar në Miami, kështu që nuk duhet parë me syzë që ky njeri ka lidhje me politikën dhe qarqet e lartë të politikës amerikane sot”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026