Fredi Beleri në Parlamentin Europian: Shqipëria po i largohet vazhdimisht Europës

18 Shtator 2024 | 08:57

Fredi Beleri nisi të martën punën e tij në Parlamentin Europian duke hedhur akuza ndaj Shqipërisë. Menjëherë pas lirimin ai ka shkruar ne Parlamentin Europian ku dhe mbajti një fjalim ditën e djeshme.  

Beleri tha se  “fatkeqësisht Shqipëria po largohet vazhdimit nga Evropa” dhe se  “situata aktuale në vend tregon se si reformat mund të kthehen lehtësisht në ‘bomba totalitare’ mbi themelet e një shteti demokratik”.

“Me emocion të madh i drejtohem për herë të parë seancën plenare të Parlamentit Evropian. Një institucion, vendosmëria e të cilit rezultoi e aftë për të më zhbllokuar nga qelia shqiptare, ku qëndrova për 16 muaj.

Sot, jam këtu si një eurodeputet i pakicës greke që vjen nga një shtet anëtar i Bashkimit Europian, por kam lindur në një vend që aspiron t’i bashkohet familjes evropiane. Fatkeqësisht, ky vend po largohet vazhdimit nga Evropa, në vend që t’i afrohet asaj.

Situata aktuale në Shqipëri tregon se si reformat mund të kthehen lehtësisht në “bomba totalitare” mbi themelet e një shteti demokratik.

Kjo u bë edhe me reformën në drejtësi të financuar, edhe nga burimet evropiane. Qeveria shqiptare e ka bërë shpesh krahun e saj Gjyqësor, gjë që e bëri jo vetëm në rastin tim, por edhe kreut të opozitës zyrtare.

Dhe Bashkimi ynë tani përballet me një oksimoron. Sa më e sigurt të konsiderohet mbështetja e saj për lidershipin e zotit Rama, aq më e fortë bëhet ndjenja antievropiane tek qytetarët e vendit.

Në Ballkanin Perëndimor, respekti ndaj Evropës duhet të jetë mënyra e vetme për anëtarësimin e shteteve kandidate. Çdo tërheqje do të nënkuptonte automatikisht humbjen e vlerave tona të përbashkëta”, tha ai në fjalën e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026