English

Frika nga COVID-19, Maqedonia e Veriut mbyll shkollat dhe kopshtet për dy javë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për mbylljen e shkollave, çerdheve dhe fakulteteve për dy javë, dhe nëse paraqitet nevoja, këto masa sipas autoriteteve do të zgjatën edhe më tej.

- Advertisement -

Masat vijnë në kohën kur numri i të prekurve nga coronavirusi ka shkuar në 7 dhe ka gjasa të rritet edhe më shumë pasi ende nuk kanë dalë rezultatet e personave me të cilët ka qenë në kontakt mjekja e infektuar së fundmi.

Përveç kësaj, qeveria ka vendosur të ndalojë të gjithë tubimet masive. Masat drastike ka aplikuar edhe Greqia, e cila vendosi të mbyllë  shkollat dhe universitetet për 14 ditë. Përhapja e shpejtë e COVID-19 ka detyruar shumë vende të botës që të ndërmarrim masa drastike.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?