“Frika nga gjakmarrja”, avokati: Arsyet pse fëmijët kërkojnë azil në Angli

6 Dhjetor 2022 | 08:14

Avokati Naim Hasani ka treguar arsyet se përse fëmijët kërkojnë azil në Angli.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha se kërkesat për azil janë të ndryshme duke filluar nga keqtrajtimi familjar, gjakmarrja ose  janë viktima të trafikimit.

“Pjesa më e madhe kanë kërkuar azil. Kërkesat janë të ndryshme si për pjesëmarrje kriminale, për keqtrajtim familjar, janë viktima të trafikimit, viktima të skllavërisë, të gjakmarrjes, sidomos kur familjet e tyre janë të përfshira në konflikte të armatosura. Këto janë kërkesat që shqyrtohen më kujdes dhe qeveria britanike kujdeset që asnjë informacion të mos i kalojë vendit të tyre.”- theksoi ai.

BBC ka ngritur alarmin për fëmijët shqiptarë që rezultojnë të zhdukur në Britani. Pothuajse për 20% e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga Shqipëria, të cilët janë marrë nga Këshilli i Qarkut Kent, nuk ka informacione për vendndodhjen e tyre. Deri në 31 tetor, autoritetet vendore britanike kanë marrë 197 fëmijë shqiptarë, nga 39 prej të cilëve nuk ka më asnjë gjurmë, sipas gjigantit mediatik anglez. Ecpat UK, që bën fushatë për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi, deklaroi se këto shifra janë tejet shqetësuese. Këshilli njoftoi se është duke punuar ngushtësisht me Home Office dhe policinë për të mbrojtur të miturit e cenueshëm.

Shifrat e qeverisë britanike,  të mbledhura nga BBC tregojnë se mbi 44 mijë persona kanë kaluar La Manshin me varka të vogla deri tani këtë vit, krahasuar me më tepër se 28.400 që mbërritën vitin e kaluar në tokën angleze.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024