Futboll me proteza/ Persona me aftësi të kufizuar krijojnë një ekip futbolli në Shqipëri
Çdo të shtunë këta djem i gjen në fushën e blertë duke luajtur futboll, por kjo nuk është një ndeshje e zakontë futbolli.
Juliani, Lazimi, Klajdi dhe disa persona të tjerë me aftësi të kufizuara, ndajnë një pasion shumë të madh për futbollin. Juliani, kapiteni i ekipit, na tregon se djemtë mezi presin që ai t’i mbledhë për të luajtur.
Përveç futbollit, këta djem i bashkon dhe pesha e rëndë e historive që mbartin mbi supe.
Më 26 shkurt të 2014-s, Juliani u nis në një ditë të zakonshme pune, duke mos e ditur se do të ishte dita e fundit që ai do të ecte mbi dy këmbët e tij. Një atentat me tritol që iu bë shefit të tij, i kushtoi Julianit humbjen e të dyja këmbëve. Ndërsa miku i tij, Lazim Latifi, ka humbur njërën këmbë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Pavarësisht kufizimeve fizike që kanë, këta djem e shohin jetën si një dhuratë dhe bëjnë çdo gjë për të ecur përpara.
“Gjërat ndodhin, nuk janë në dorë tonë, por ne duhet t’i rikthehemi jetës dhe ta jetojmë”, – thotë Juliani.
Djemtë e kanë nisur futbollin thjesht si një pasion, por tani ata kanë një dëshirë më të madhe: të krijojnë një ekip kombëtar futbolli për personat me aftësi te kufizuara.
“Duhet të përfaqësohemi në nivel kombëtar dhe pse jo ndërkombëtar, për të përfaqësuar Shqipërinë në lojërat paraolimpike, që flamuri ynë të ngrohet lart”, – shprehet më tej Juliani.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)