Gazetari Adriatik Kelmendi udhëtoi me Talat Xhaferrin: Ja çfarë më tha në makinë
Gazetari Adriatik Kelmendi ka bërë ditën e djeshme një udhëtim në të njëjtën makinë me kryeministrin e qeverisë së përkohshme në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferin. Na një intervistë për Euronews Albania, gazetari ka zbuluar se për çfarë ka biseduar në makinë me kryeministrin e parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ai tha se rrugëtimi i tyre nisi që në banesën nga e cila Xhaferi nuk ka lëvizur kurrë pavarësisht posteve që ka pasur ndërsa ata kanë biseduar për gjithçka, që nga emrat e fëmijëve të tij e deri te mënyra se si Xhaferi u bë pjesë e politikës dhe sfidat që ka pasur.
“Nga shtëpia e tij, ku pimë kafe dhe folëm se cilat kishin qenë sfidat e tij, cila ishte familja e tij si dhe detajet e emrave të fëmijëve. Më pas ne vazhduam në makinë një bisedë për karrierën e tij, transformimin tij nga një ushtarak që kishte shërbyer në armatën ish-jugosllave, e më pas siç u tha dje në kuvend, kishte dezertuar për të shkuar në anën e atyre që shikoheshin si terroristët shqiptarë por sigurisht ai kishte zgjedhur rrugën e drejtë duke veshur uniformen e ushtrisë çlirimtare kombëtare e duke u bërë më pas politikani që me ndihmën e zotit Ali Ahmeti do të thyente tabutë që ishin në atë shoqëri.
Ai në fillim u bë zëvendës ministër i mbrojtjes, më pas u bë ministër i mbrojtjes, për zgjedhjen e tij pati shumë protesta. Kur u zgjodh si kryetari i parë shqiptar në krye të parlamentit, pati dhunë në parlament, qytetarë nga jashtë tentuan të prishnin atë seancë, pati gjakosje të deputetëve. Kësaj here arritja, ndonëse simbolike, ka krijuar një normalitet që edhe shqiptari të arrijë të bëhet kryeministër ose kryetar i kuvendit në atë shtet. Kjo ka qenë arritja më e madhe që ka shkuar hap pas hapi dhe u shënua dje me entuziazmin që përjetuam të gjithë”,-tha gazetari Kelmendi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Basha uron Talat Xhaferin: Shqiptarët rol konstruktiv ndaj vlerave euroatlantike
- Ilir Meta uron Talat Xhaferin: Shqiptarët, faktor shtetformues të orientuar nga BE
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 13:32 Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve
- 13:31 Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 12:50 Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
- 12:38 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 12:30 Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak