Gazetari Armand Bajrami rrëfen takimin informal me kreun e SPAK

1 Prill 2023 | 20:41

Gazetari Armand Bajrami i cili ishte i pranishëm në takimin e gazetarëve me prokurorin Altin  Dumani, tha për “Review”, se informacionet e dala nga ky takim i ka publikuar si informacione nga burime zyrtare, por ka refuzuar të zbardhte bisedën e plotë.

Bajrami tha se takimi i prokurorit Dumani me gazetarët, nga ku rodhi informacion për disa nga çështjet më sensitive të SPAK ishte një takim informal për të vendosur një linjë komunikimi dhe për të  shuar kureshtjen e gazetarëve të gjyqësorit.

“Është e vërtetë  ky takim ka qenë i treti, në radhën e takimeve që prokurori dumani zhvillojnë me gazetarët. Ka qenë për hir të së vërtetës një takim informal, për të vendosur një linjë komunikimi apo shuarje kureshtjesh për hetimet më të rëndësishme, për të vendosur pikat në çështjet më të rëndësishme të momentit.

Takimi ishte informal, mënyra se si është përcjellë është formalizuar shumë, pasi ka pasur një zbardhje të plotë të gjithë diskutimet të bërë në tryezën e ditës së djeshme.  Në përvojën time, me mirëkuptimin e redaktorëve të mi, përcjellja e informacionit që ndava me publikun ishte duke ju atribuuar një burimi zyrtar, por nuk pranova të zbardhja bisedën e plotë, pasi nuk bëhej fjalë për një konferencë për shtyp, por një bisedë informale”,-tha për Euronews Albania gazetari Armand Bajrami.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026