Gazetari: Kokaina shqiptare ‘lundron’ mes Amerikës Latine dhe Dubait
Gazetari Eni Ferhati thotë se grupet kriminale shqiptare, të cilat merren me trafikimin e kokainës, janë fuqizuar më së shumti në Amerikën Latine, kryesisht në Ekuador, por edhe në Dubai.
Në Euronews Albania, Ferhati u shpreh se Dubai është një nga vendet që konsiderohet ‘parajsë’ për shqiptarët e kërkuar nga drejtësia, pasi është një shtet me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.
Ferhati nënvizoi se shtetasit shqiptarë të përfshirë në trafikimin e kokainës, po bëhen gjithnjë e më shumë rezident në Ekuador, teksa ministri i Brendshëm i këtij shteti, ka kërkuar edhe vendosjen e vizave.
“Arben Kraja, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, para pak ditësh në një konferencë me anti-mafian italiane, foli pikërisht për këto zhvillime, ku shqiptarët kanë arritur të bëhen grosistë të kokainës, kanë krijuar kontaktet e tyre me grupet kriminale në Amerikën Latine, apo dhe kartele të cilat merren me trafikimin e kokainës. Ndërkohë, që degëzimet dhe lidhjet e tyre për porositë dhe ndjekjen e të gjithë këtij procesi mund të vijnë edhe nga vende të cilat cilësohen parajsë për personat e kërkuar nga drejtësia, siç është edhe Dubai.
Të ofron mbrojtje jo vetëm ligjore, por edhe fizike, pasi ne nuk kemi marrëveshje ekstradimi, por edhe je shumë i sigurt nga ana fizike, për shkak se atje, krimet e rënda janë tepër të dënueshme. Ndaj dhe grupet rivale, edhe nëse hasen në Dubai e kanë të pamundur të veprojnë. Pothuajse çdo raport i agjencive ligjzbatuese, flet për rritjen e grupeve kriminale shqiptare, pikërisht në tregun e trafikimit të kokainës, duke nisur nga lidhjet me familjet mafioze në Itali, si Ndraghetta, por edhe me prezencën si rezident në Amerikën Latine, ndër to edhe Ekuadori, ku së fundmi ministri i Brendshëm në Ekuador ka kërkuar vendosjen e vizave për shqiptarët.”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 00:05 Gjermania mund me vështirësi Bregun e Fildishtë në minutat shtesë
- 23:58 Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës
- 23:45 Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO)
- 23:30 Vance niset drejt Zvicrës, zbulon prioritetet kryesore për negociatat me Iranin
- 23:21 Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
- 23:06 Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë