Gazetari: Mediat në Kosovë funksionojnë më mirë se në Shqipëri!
Raporti i Indeksit për Liri të Shtypit nga organizata joqeveritare, Reporterët pa Kufij, e rendit Kosovën në vendin e 75-të, apo 19 vende më poshtë sesa vitin pararendës.
Lidhur me këtë raport reagoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i cili e lidhi rënien e nivelit të lirisë së mediave me ngjarjet në Veri.
Gazetari Xhemajl Rexha tha në një intervistë për Euronews Albania se mediat në Kosovë, me gjithë vështirësitë funksionojnë më mirë se në Shqipëri.
“Goditja më e fortë që i është bërë medias në Kosovë në 25 vjet. Raporti përmend emërimin e drejtorit të RTK që është një figurë e njohur brenda VV, që është zgjedhur nga VV në krye të TV dhe aty thuhet se kjo ka ndikuar në pavarësinë editoriale të TV, gjithashtu presioni politik, fushata që qeveria bën ndaj medias në Kosovë sa herë që të raportojnë për skandalet e qeverisë. Sindikatat e mediave në Kosovë funksionojnë shumë më mirë se në Shqipëri, në manifestimet tona nuk i ftojmë presidentët të marrin pjesë, nuk marrim fonde nga qeveria, përkrahemi nga OSBE për të ngritur zërin ndaj qeverisë”, tha Rexha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane