Gazetari nga Maqedonia e Veriut kundër dënimit me vdekje: Nxitet nga politika
Vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, aq më tepër kur u zbulua që pjesë e planit të rrëmbimit ishte dhe babai i saj.
Një peticion ka nisur të shpërndahet gjerësisht në rrjete sociale, ku qytetarët nënshkruajnë për rikthimin e dënimit me vdekje në Maqedoninë e Veriut.
Naser Selmani, gazetar nga RMV është shprehur kundër idesë për rikthimin e dënimit me vdekje. Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se është politika në RMV që i fut në rrugë qorre qytetarët.
“Dënimi me vdekje po kërkohet jo vetëm për të dyshuarit e vrasjes së 14-vjecares por edhe për krime të tjera që mund të kenë ndodhur në RMV. Njerëzit nuk kanë njohurinë e duhur për të kuptuar se kjo nuk është mënyra e duhur se si duhet të reagojë shteti ndaj këtyre krimeve. Mendoj se politika i nxit në rrugë qorre që debati të mos mbërrijë atje ku duhet të mbërrijë. Ka pasur krime makabre në të kaluarën në RMV por ajo që është më e keqja është që këto krime nuk janë zbardhur deri në fund dhe njerëzit janë dënuar edhe në mungesë provash. Para disa vitesh u ekzekutuan 5 fëmijë në rrethinat e Shkupit dhe për këtë janë dënuar disa shqiptarë me dënime të përjetshme me akuzën që këtë krim e kanë bërë për ekstremizëm fetar. Ky dënim është bërë pa pasur provat e mjaftueshme”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:08 INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026
- 16:57 Rubio do të informojë ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve mbi marrëveshjen me Iranin
- 16:53 Rrëfimi prekës i nënës që shpëtoi me foshnjën 18-ditëshe nga rrënojat e tërmetit në Venezuelë: I prekja hundën nëse merrte frymë
- 16:50 Gjykata Supreme e SHBA-së vendos: Trump mund të shkarkojë drejtuesit e agjencive të pavarura
- 16:37 Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n