Gazetari: Pa tifozët Kuq e Zi të Kosovës, stadiumi do ishte si varrezë
Gazetari Roland Qafoku tha në “Good Morning Albanians” se nëse në stadiume kur luan kombëtarja do të mungonin tifozët kuq e zi të Kosovës, stadiumi do kthehej në një varrezë.
Ai tha se tifozët shqiptarë në përgjithësi janë shumë të qetë. Qafoku komentoi gjithashtu edhe këndimin e “Mora fjalë” në stadium duke thënë se pavarësisht se ajo nuk ka lidhje me futbollin, zgjon te lojtarët ndjenjat kombëtare.
“Ne shqiptarët e Shqipërisë këtë rritjen patriotike në stadium e kemi nga shqiptarët e Kosovës. Ne jemi shumë të qetë në stadium.
Tifozët shqiptarë të Shqipërisë, kur luan Partizani- Tirana janë gati të kacafyten, por kur luan kombëtarja, pa tifozët kuq e zi, stadiumi ngjan si varrezë.
Tifozët kuq e zi të Kosovës, i kanë dhënë korin atij stadiumi dhe asaj kombëtareje. Ata këndojnë “Mora fjalë” ajo është këngë patriotike që nuk ka lidhje me futbollin, por tani është bërë një lloj trend dhe ne duhet ta pranojmë.
Kënga vërtetë s’ka lidhje me futbollin, por ata që luajnë kanë edhe ndjenja kombëtare”,-tha gazetari.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen