Gazetari: Strategjia që po ndjek SPAK, si po ndiqet paraja për tenderat
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tha në “Noë me Erla Mëhillin” se forma që po ndjek SPAK-u për të zbardhur ngjarje në kundërshtim me ligjin, është pikërisht duke ndjekur paratë.
Sipas tij kjo është strategjia që ka çuar në zbulimin e shumë akteve të jashtëligjshme të cilat regjistrohen menjëherë pas kallëzimit për të nisur një procedim penal e për të parë çfarë del më shumë nga hetimi.
“SPAK-u po ndjek një strategji që po ndjek paranë dhe paratë janë te tenderat. Që pas krijimit të SPAK, me dosjet e para hetimore u shkua drejt kësaj strategjie. Unë mund të them që 40% ose gjysma e procedimeve penale që janë regjistruar në Prokurorinë e Posaçme janë vetëm për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.
Ajo që më bën përshtypje nga ana tjetër është fakti se Prokuroria e Posaçme të gjitha kallëzimet që vijnë në këtë institucion, pothuajse të gjithë kallëzimet kthehen në procedim penal, pra regjistrohen të gjitha dhe të krijohet përshtypja sikur ta regjistrojmë njëherë e të shohim çfarë do dali rrugës,” – u shpreh Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve