Gazetarja Qëndresa Bellagoshi tregon dëmtimin në sy nga sulmi i serbëve
Qëndresa Bellagoshi ishte një nga gazetaret që ra pre e sulmit të disa serbëve në fshatin Zupç të Zubin Potokut një ditë më parë ku mbeti i dëmtuar edhe një pjesëtar tjetër i grupit të xhirimit.
Në emisionin Good Morning Albanians, në Euronews Albania ajo tregoi dëmtimin që kishte marrë në sy, kur xhami i makinës, i thyer me gurë nga serbët, i kishte rënë në fytyrë.
Ajo tregoi se copat e xhamit e kanë kapur shumë pranë syrit duke i rrezikuar shikimin, ndërsa gjaku në fytyrë ka sjellë panik tek kolegët e saj.
“Ishin në pritje të sulmit, ka qenë gjithçka e planifikuar. Hera e pestë që sulmohet media në veri dhe më konkretisht në këtë fshat. Jo shumë kohë më parë të njëjtët njerëz kanë sulmuar stafin e televizionit. Qëllimi i tyre është që të ndalin mediat të raportojnë nga Veriu, por kjo është një gjë që nuk do ta arrijnë, pasi edhe sot do të ketë media që do të raportojnë nga ajo zonë”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse