Gazetarja rrëfen momentet nga shpërthimi që ndodhi teksa ishte duke raportuar live

12 Dhjetor 2022 | 13:44

Gazetarja Doruntina Bylykbashi e Radio Televizonit Dukagjini rrëfeu gjatë një interviste për Euronews Albania momente nga shpërthimi në afërsi të pikës kufitare të Jarinjës.

Gazetarja tregoi se ishte duke raportuar për median ku punon, teksa prapa këmbëve të saj shpërthehu një lëndë plasëse.

Ajo tha se nuk pa asnjë agresor, pasi ishte errësirë.

“Ne ishin aty nga mëngjesi i së shtunës, paraditen e së shtunës ka qenë situata shumë e qetë, nuk ishin paralajmëruar barrikada. Më pas u mblodh i gjithë komuniteti serb atje. U mblodhën të gjithë kamionët dhe mjetet e rënda i çuan në pikat kufitare atje. Në shkuam që të merrnim disa pamje afër vendit kur ishin vendosur barrikadat. Ndërkohë që isha në lidhje direkete ndodhi shpërthimi. Shpërtheu një lëndë plasëse, prapa këmbëve të mia. Nuk e di kush e vendosi, se ishte natë. Jam larguar prej vendit ku ndodhi shpërthimi. Nuk kemi pasur asnjë komunikim me palën serbe”, tha gazetarja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024