Giro d’Italia 2025 nis në Shqipëri, mesazhi i kampionit Roglic: Jam i emocionuar

7 Maj 2025 | 19:33

Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kampioni i Giro d’Italia 2023, Primoz Roglic, është shprehur shumë entuziast për faktin që nisja e edicionit 2025 të Giro d’Italia do të zhvillohet në Shqipëri.

Roglic tha se nuk ka qenë asnjëherë më parë në Shqipëri, por ka dëgjuar shumë gjëra pozitive për vendin tonë dhe mezi pret të marrë pjesë në garë.

“Jam shumë i emocionuar që starti do të jetë në Shqipëri. Nuk kam qenë kurrë atje, kështu që e pres me padurim. Kam dëgjuar shumë gjëra të bukura për Shqipërinë. Ajo që pres patjetër është një garë shumë e fortë për ne çiklistët. Shpresoj të jetë një spektakël i vërtetë, me njerëz të shumtë të pranishëm dhe një nisje fantastike për të treja ditët e para të garës,” tha Roglic në mesazhin e tij.

Kujtojmë se Primoz Roglic është fituesi i Giro d’Italia 2023 dhe synon triumfin e tij të gjashtë në një Grand Tour këtë vit, duke sfiduar për edicionin e 2025 Tadej Pogacar.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026