“Gjermanët nuk duan të punojnë kamionistë”, Hoxha: Shqiptarët po, por ka kritere…
Kamionisti Hysni Hoxha tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se gjermanët nuk duan të punojnë si kamionistë.
Sipas tij shqiptarët duan t’i shfrytëzojnë këto pozicione, por për t’u punësuar ka disa kritere.
“Kanë qejf, por problemi është që ata lejen e kanë njohur, thjesht është një kod, kodi 95, atë nuk e kanë njohur. Në Gjermani pa kodin 95 nuk ke të drejtë të ngasësh një kamion,” – u shpreh Hoxha i cili tregoi se ka pasur shumë interes nga shoferë kamioni për t’u punësuar.
Nis sot në Gjermani ajo që mund të konsiderohet si greva më e madhe në tre dekada, e cila do të lërë miliona njerëz pa transport të rregullt dhe rrugët për qarkullimin e makinave do të bllokohen.
Udhëtimet nga ajri dhe toka në Gjermani do të bllokohen, po ashtu edhe transporti publik, pasi në mesnatën e kësaj të hëne ka nisur një grevë masive në kryeqytet dhe zona të tjera. Mediat e huaja raportojnë se trenat nuk do të lëvizin pothuajse fare, vetëm ai në Berlin do të funksionojë nga aeroporti. Transporti publik duhet të ndalojë gjithashtu në shtatë nga gjashtëmbëdhjetë provincat.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës