Gjirokastër, besimtarët kremtojnë Kurban Bajramin
Besimtarët myslimanë në Gjirokastër kanë kremtuar Festen e Kurban Bajramit. Falja e Namazit është zhvilluar në mjediset e Pallatit të Sportit me pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë.
Ndërsa ka drejtuar faljen e namazit, kryemyftiu i Gjirokastrës, Aorel Senja, ju është drejtuar besimtarëve që të kontribuojnë për më shumë paqe dhe mirësi.
“Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit, përkushtimit dhe devotshmërisë së njeriut ndaj Zotit, ndaj krijuesit të tij por gjithashtu Kurban Bajrami nuk është vetëm adhurim ndaj Zotit por është një ditë që ne ndajmë gëzimin e saj me të gjithë njerëzit, me të gjithë vëllezërit dhe motrat tona besimtarë por gjithashtu me prerjen e kurbanit që është ritual i rëndësishëm i kësaj dite fusim gëzimin në familjen tonë, tek fqinjët tanë, tek të afërmit tanë dhe gjithashtu tek njerëzit në nevojë duke na rikujtuar që ne duhet të jemi pranë njeri-tjetrit”, tha kryemyftiu.
Gjatë ditës së sotme besimtarët kanë vazhduar ritet e festës, ku spikat bërja e kurbanit dhe ndihmesa për të varfrit dhe njerëzit në nevojë.
LEXONI GJITHASHTU:
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet