Kurban Bajrami, qindra besimtarë myslimanë falin namazin në pedonalen e Beratit
16 Qershor 2024 |
09:02
Me qindra besimtarë myslimanë kanë mbushur mëngjesin e sotëm pedonalen e qytetit të Beratit për të falur namazin e Kurban Bajramit, e cilësuar si një nga dy festat më të rëndësishme në kalendarin islam.
Falja e namazit nisi ne orën 06:00 ndërsa ceremonia u përcoll nga imami i sapo zgjedhur i Myftinisë së Beratit, Bilbil Talla, i cili nuk nguroi të urojë të gjithë besimtarët për më shumë mirësi dhe solidaritet.
Pas përfundimit të faljes së namazit, besimtarët beratas vijojnë me therjen e kurbanit, ku një pjesë të tij e shpërndajnë në familjet në nevojë.
Festa e Kurban Bajramit përkujton devocionin dhe sakrificën që profeti Ibrahim bëri ndaj Allahut duke shprehur gatishmërinë e tij për të sakrifikuar djalin e tij Ismailin.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?