Gjobat për ndotjen akustike në Gjirokastër, shtohen kontrollet në sezonin turistik

3 Gusht 2025 | 14:11

Zhvillimi i turizmit e ka bërë të domosdoshëm respektimin e rregullave për të parandaluar ndotjen akustike në zonën muzeale të Gjirokastrës.

Sipas ankesave të marra nga bizneset lokale, policia ka intensifikuar inspektimet për të monitoruar nivelin e ndotjes akustike dhe për të ndëshkuar me masa administrative subjektet që nuk i përmbahen rregullave.

“Në rast se do të ketë ndotje të ambientit nga muzika, janë të përcaktuara qartë procedurat standarde që përdor Policia e Shtetit. Gjobat variojnë nga 200 mijë lekë deri në 400 mijë lekë nëse ajo është mbi normat e lejuara”, deklaroi Altin Demiri, Drejtues i Rendit dhe Sigurisë Publike në Gjirokastër.

Për të siguruar një mjedis të përshtatshëm për turistët dhe për të mbajtur zonën muzeale të Gjirokastrës të pastër dhe pa ndotje akustike, struktura ligjzbatuese po bashkëpunojnë ngushtë me bizneset.

“Ne kemi punuar për të sensibilizuar qytetarët dhe bizneset për ndihmën që mund të ofrojnë për të raportuar çdo shkelje ose paligjshmëri që ndodh në zonën muzeale. Aktualisht, kemi shtuar prezencën tonë me patrullat e përgjithshme dhe ato të ‘Shqiponjës’ për të monitoruar zonat turistike”, shtoi Demiri.

Në ditët e verës, kur fluksi i turistëve është i lartë, policia e Gjirokastrës ka shtuar numrin e patrullave në pikat më të frekuentuara turistike për të garantuar sigurinë dhe respektimin e rregullave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet këtë të enjte nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ministres serbe, e cila pak ditë më...
13:26 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026