Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e PD-së për ligjin e “Zonave të mbrojtura”

31 Korrik 2025 | 18:36

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e paraqitur nga Partia Demokratike dhe disa shoqata të mbrojtjes së mjedisit kundër ndryshimeve të miratuara nga qeveria në ligjin “Për zonat e mbrojtura”.

Në vendimin e saj, Gjykata ka vlerësuar se ndryshimet ligjore nuk bien ndesh me Kushtetutën, duke lënë në fuqi ligjin e miratuar në Kuvend në vitin 2024.

Ankimi kishte si qëllim kundërshtimin e amendimeve që, sipas paditësve, cënonin mbrojtjen e natyrës dhe hapnin rrugën për ndërhyrje në territore të mbrojtura.

Me këtë vendim, ligji që përcakton një kuadër të ri për administrimin dhe përdorimin e zonave të mbrojtura mbetet në fuqi.

Qeveria ka argumentuar se ndryshimet synojnë të përmirësojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin më efikas të këtyre zonave.

“Pretendimet për lirinë e kërkimit shkencor dhe të sigurisë juridike në lidhje me komunitetin, janë pretendime të reja, të paraqitura pas çeljes së shqyrtimit gjyqësor, për rrjedhojë, ato nuk mund të merren në shqyrtim MSA-ja është një marrëveshje ndërkombëtare që përcakton direktivat si bazë dhe referencë për përafrim të legjislacionit, por pa i bërë ato instrumente me forcë detyruese dhe pjesë të së drejtës së brendshme.”-thuhet midis të tjerash në njoftimin e GJK-së. 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite

I ftuar në studion e lajmeve të Euronews, në një intervistë me gazetaren Eneklejda Mema, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi zhvillimet politike...
18:29 | 25/06/2026

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026

“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, një nga zonat që...
16:14 | 25/06/2026