Gjysmëfinalja e parë e US Open, Alcaraz përballet me Djokovic
Carlos Alcaraz dhe Novak Djokovic përballen me njëri-tjetrin për herë të dhjetë mes tyre, ndërsa mbrëmjen e kësaj të premte luhet gjysmëfinalja e parë e US Open.
Dyshja po kalojnë një formë tejet pozitive, ndërsa më tej ka shanset për të kaluar vetëm njëri prej tyre. Kujtojmë që në duelin e vetëm direkt të mbajtur këtë vit fitues ishte serbi në Australian Open, në shifrat 3-1. Aktualisht spanjolli qëndron më lart në renditjen e përgjithshme, konkretisht në vendin e dytë, ndërsa Djokovic i shtati.
Kjo nuk tregon asgjë, pasi forma e serbit është e jashtëzakonshme, ku në 10 duelet e fundit ka vetëm një humbje, ndaj Jannik Sinner në Angli. Sa i përket iberikut ka 11 triumfe radhazi, por ky pritet të jetë testi i së vërtetës.
Në US Open përgjatë këtij edicioni ka qenë absolut, duke mos humbur asnjë set ndaj kundërshtarëve të tij. Dicka më ndryshe 38-vjecari që është mposhtur në 3 sete përgjatë këtyre 5 dueleve.
Djokovic e Alcaraz duelojnë në New York, në një impiant që pritet të jetë i tejmbushur, ku luhet bileta për në finale, ku fituesi përballet me një mes italianit Jannik Sinner dhe Oger–Eljasajm.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave