Godet me grusht policin, në pranga 23-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka raportuar disa ngjarje të rëndësishme që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë arrestimin e një shtetasi dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, si dhe hapjen e procedimeve për dy adoleshentëve të dyshuar për shkatërrimin e pronës publike.
Blutë e kryeqytetit arrestuan shtetasin R. B., 23 vjeç, pasi ai ka goditur me grushte një punonjës të policisë gjatë një kontrolli në automjetin e tij.
Ky incident ka ndodhur gjatë një operacioni rutinë. 23-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe po mbahet në burg për veprën penale të “Sulmit ndaj punonjësit të policisë”.
Ndërkohë në një rast tjetër, në kërkim është shpallur një 42-vjeçar, i cili akuzohet për mashtrim dhe vjedhje. Sipas denoncimit të një taksisti, shtetasi A. Q. gjatë një udhëtimi në taksi i ka marrë një shumë parash me anë të mashtrimit dhe i ka vjedhur gjithashtu xhiron ditore. Policia po punon për kapjen e 42-vjeçarit dhe përzbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë nisur procedime për dy 14-vjeçarë të dyshuar për shkatërrimin e pasurisë publike. Dy të rinjtë akuzohen se kanë thyer xhamat e një autobusi që ndodhej në zonën e njohur si “Kombinati”. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
Materialet në ngarkim të tyre u dërguan në prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut