Goditi një fans, arrestohet ylli i kombëtares angleze
Ivan Toney, sulmuesi i “3 luanëve” është arrestuar nga policia angleze pasi sulmoi një tifoz dhe më pas e goditi me kokë. Ngjarja ndodhi në një klub nate, aty ku tifozi ju afrua sulmuesit të Al Ahli për një foto, por nën efektin e alkoolit ky i fundit e refuzoi e më pas goditi.
Një dëshmitar u shpreh se Toney kaloi pranë një tavoline me një grup djemsh dhe njëri prej tyre e njohu dhe i kërkoi një foto.
“Dhe pastaj Toney tha, ‘Largohu nga unë, largohu nga unë’ dhe përfundoi duke e goditur me kokë njërin nga djemtë’, tha dëshmitari.
Sipas tij Toney mund të jetë ndjerë i kërcënuar nga grupi pasi ai kishte dhe bizhuteri me vlerë me vete.
“Ai është një superyll, mbante bizhuteri dhe një orë shumë të bukur. Ai mund të ketë menduar se po përpiqeshin ta sulmonin për t’i marrë zinxhirin ose për ta ruajtur”, shtoi dëshmitari.
Ai tha se policia mbërriti brenda gjysmë ore dhe e arrestuan.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”