Gratë ukrainase sot nuk kanë festë

8 Mars 2022 | 17:04

Në të gjithë botën është një ditë feste për gratë, por shumë prej tyre që ikin nga Ukraina ndjejnë vetëm stresin e një jete të re për fëmijët e tyre ndërsa bashkëshortët, vëllezërit dhe baballarët qëndrojnë prapa për të mbrojtur vendin e tyre nga pushtimi rus.

Dita Ndërkombëtare e Gruas përkon me ditët e para si refugjate për qindra mijëra gra ukrainase.

Ato përbëjnë gati gjysmën e 2 milionë personave (shumica gra dhe fëmijë) te cilët iu larguan konfliktit pas pushtimit rus. Me bagazhe dore ata lënë pas një jetë të tërë:

“Çfarë mund të themi? Ndihem sikur jam në një ëndërr të tmerrshme e cila nuk ka fund. Do të isha e humbur dhe e shokuar nëse s’do të ishte për vajzën time. Nuk do të mund të vija në vete. Ne lamë pas gjithçka, familjen, shokët, gjithçka për të cilat jetuam, çdo gjë mbeti pas”, thotë Nataliya Grigoriyovna Levchinka, refugjate ukrainase nga Donetsk.

“Dua t’i uroj të gjitha grave që të qëndrojnë të forta, të jenë të qeta dhe të mendojnë pozitivisht. Është më mirë të shpëtosh jetën dhe të presësh pak në vend të sigurt. Gratë ukrainase janë shumë të forta, çdo gjë do të shkojë mirë. Ne e besojmë këtë”, tha Katarina Pavlovna, refugjate ukrainase nga Bakhmut.

Polonia, Moldavia, Rumania… gratë ukrainase kanë shkuar në këto vende të shoqëruara me fëmijë dhe të moshuar, duke mbajtur mbi shpatulla përgjegjësinë për sigurinë e tyre.

“Është e trishtë që më duhet të largohem nga familja ime, nga im shoq, nga motra dhe prindërit. Është vërtetë shumë e vështirë, pasi këtu jam vetëm dhe nuk kam asnjë mbështetje pasi familja ime gjendet ende ne Kiev duke përjetuar luftën”, thotë Irina Okhrimenko, banore në Kiev.

“Këtë vit as nuk mendova për Ditën ndërkombëtare të gruas. Këto ditë janë vërtetë të këqija”, tha një grua tjetër ukrainase.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026