Hajduti shiste makinat që merrte me qira! Gazetari: Nuk ka aspak kontroll
Pak ditë më parë një 34-vjeçar nga Kuçova është vënë në prangat e policisë së Vlorës për mashtrim.
Ai merrte automjete me qira ditore dhe nuk i kthente më. Sipas policisë, ai i merrte automjetet me qëllim që t’i shiste në pika skrapi.
Policia u vu në lëvizje pas denoncimeve të disa personave në qytetin e Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, dhe mashtronte për kthimin e tyre sipas marrëveshjes.
Gazetari Igli Çelmeta tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albanias se, në një vit në vendin tonë denoncohen 7-8 raste të vjedhjes së makinave të marra me qira.
Ai tregoi se kompanitë që ofrojnë këtë shërbim në vendin tonë nuk kanë asnjë kontroll ndaj personave të cilëve u lënë makinat në përdorim kundrejt pagesës.
“Për marrjen e një makine me qira dorëzon një kartë dhe patentën dhe mund ta marrësh pa asnjë lloj kontrolli. Kompanitë nuk kanë një databazë të personave me precedentë penalë, pasi janë të dhëna që nuk jepen nga policia e shtetit. Makinat me qira përdoren edhe në ngjarjet kriminale, siç ishte raste si Dan Hutrës që kishte marrë një makinë me qira dhe atë e përdori gjatë gjithë ditës së krimit. Është fenomen që ndodh shpesh në Shqipëri, që makinat me qira jepen nga kompani të palicencuara”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:04 Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
- 15:54 Sulmet izraelite, UNICEF: 100,000 fëmijë libanezë rrezikojnë të mbeten pa shkollë nëse klasat nuk riparohen
- 15:44 Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)
- 15:36 Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann jep dorëheqjen pas skualifikimit nga Botërori
- 15:29 Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 15:22 Vrau 6 persona në Gjermani, autori ishte arratisur nga një burg në Turqi. Po vuante dënimin për abuzim me vajzën e tij