“Hapat që do ndjekë Berisha për Shehun”, Logu: 31-vjeçari përballet me dy akuza
Avokati Besart Logu tha se rruga që do të ndjekë kreu I PD-së Sali Berisha për Gert Shehun, i cili e goditi me grusht në mes të turmës më 6 dhjetor është bashkëpunimi me institucionet.
Në një intervistë për Euroneës Albania, ai tha se ndaj 31-vjeçarir rëndojnë dy vepra penale, për të cilat mund të dënohet nga 3 deri në 5 vite burg.
Më tej Logu nënvizoi se dokumenti i dalë se Shehu është me probleme të shëndeti mendor nuk ka vlerë ligjore.
“Rruga e vetme që mund të ndjekë Berisha dhe gjithë grupimi I tij që organizoi atë protestë është ai i8 bashkëpunimit me institucionet. Kemi zyrtarisht njoftimin nga prokuroria se është regjistruar precedimi penal ndaj Gert Shehut dhe ndaj tij rëndojnë dy akuza. E goditjes për shkak të detyrës dhe plagosjes me dashje.
Për hir të së vërtetës ai vërtetim që u bë publik nga mediat nuk ka shumë vlerë ligjore. Në rastin konkret nuk ka vlerë sepse shëndetin mendor e përcaktojnë vetëm ekspert të fushës. Kemi të bëjmë me dy vepra penal, ku dënimi është 3-5 vjet burg, duke pasur parasysh që është person me precedent penal”- theksoi ai.
Një incident ndodhi mesditën e 6 dhjetorit në protestën e zhvilluar nga PD, ku kreu i kësaj partie u godit me grusht nga Gert Shehu. Ngjarja ka sjellë reagime dhe pikëpyetje të shumta nga qytetar, analistë e politikanë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar