Hapja e shkollave në shtator, mjekët dhe ekspertët vënë në pikëpyetje planin

6 Gusht 2020 | 12:35

Një kombinim mes mësimit në shkollë dhe atij online, kështu mund të nisë procesi mësimor më 14 shtator, por për këtë nuk ka ende një vendim. A duhet të kthehen apo jo nxënësit në bankat e shkollës, është një diskutim në mbarë botën, edhe pse disa vende e morën këtë vendim që në muajt e parë të pandemisë së coronavirus.

Pak ditë më parë drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, Anthony Fauci tha se shkollat duhet të hapen, pasi transmetueshmëria e COVID-19 tek fëmijët është tejet e ulët.

Por, çfarë mendimi kanë ekspertët e mjekësisë në Shqipëri, ndërsa infektimet e reja me COVID janë në rritje? Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë për Euronews Albania se shkollat mund të hapen, por duhet bërë një diferencim mes zonave.

“Duhet të marrin parasysh pikat kyçe, higjiena është një ndërgjegjësim i plotë që nevojitet, distancimi është një ndërgjegjësim i plotë që nevojitet. Pastaj duhet parë nga shkolla në shkollë sesa i ka këto mundësi dhe nga lokaliteti në lokalitet. Sepse atje ku janë zona me situatë epidemiologjike më të qetë, klasikisht zonat rurale, problematika shkollore është shumë e ulët, kurse problematika më e madhe është pikërisht në qendrat më të banuara”, tha z. Alimehmeti.

Diferencim sipas tij duhet bërë edhe në bazë të moshave. “Jo të gjitha shkollat janë njësoj. Nuk është njësoj çerdhja, kopshti, fillorja, 9-vjeçarja dhe gjimnazi. Gjimnazi ka shumë më tepër kontakte, janë njerëz që edhe organizojnë grumbullime, ndryshon shumë nga fillorja. Mosha të ndryshme e përhapin sëmundjen në mënyra të ndryshme”, thekson epidemiologu.

Ndërkaq eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti thotë se, shkollat tona nuk kanë kapacitete për të mundësuar ruajtjen e distancës fizike.

“Jemi në kushte krejt të errësirës ku duhet të kishte një paketë të plotë. Nuk mjafton udhëzimi që shkolla fillon në datën 14 dhe mbyllet me datën 15 qershor, jo. Marrim shkollën “Sami Frashëri”, e cila është premtuar që do bëhet e re, po ndërkohë ajo është tek shkolla 4 Dëshmorët’ dhe tek shkolla “Çajupi”, përveç kapacitetit që ka kjo shkollë, a mjafton kjo?”, thotë ai.

Prindërit të pyetur nga Euronews ndajnë mendime të ndryshme për dërgimin e tyre fizikisht në shkollë, në rast se do të rihapen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026