Haradinaj merr “bekimin” e SHBA për koalicion me Kurtin? Gazetari tregon prapaskenat
Gazetari Xhemajl Rexha komentoi në një intervistë për Euronews Albania zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Ai tha se kreu i AAK Ramush Haradinaj ndodhet aktualisht në SHBA, ku është takuar me zyrtarin e lartë Gabriel Escobar dhe pritet të takohet edhe me të tjerë zyrtarë.
Sipas tij, vizita e Hardinajt në SHBA në këtë moment mund të shihet edhe si mundësi për pjesëmarrje në qeverinë e re.
“Haradinaj është në SHBA ku është takuar me Escobar dhe do takohet edhe me liderë të tjetër të kongresit, do ketë takime dhe do të marrë porosi. Vizita e tij në SHBA mund të interpretohet edhe sikur po bëhet gati për një pjesëmarrje të mundshme në qeverinë e re, pasi do të ketë nevojë për një koalicion më të gjerë, për përfshirje të më shumë partive, që të mos i lihet vetëm një partie si Vetëvendosja vendimi për çështje që do të ndikonin tek gjenerata”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
- 20:45 Bloomberg: Turqia do të marrë gjashtë avionë F-35 “menjëherë” nëse Trump heq sanksionet
- 20:36 Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë
- 20:21 Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit me vulgaritet, por me veprim!
- 20:20 Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!
- 20:14 Ndërtimi, sektori më i varur nga kreditë, 43% e firmave kanë hua
- 20:13 Analiza e re e gjakut shkurton kohën e zbulimit të endometriozës