English

Hasani vizitë në Malin e Zi: Shqetësues roli i Rusisë për destabilizim të rajonit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në kuadër të turit 3-ditor rajonal, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u ndal këtë të enjte në Malin e Zi, ku zhvilloi dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun në Podgoricë.

- Advertisement -

Në fjalën e tij Hasani vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, por u ndal dhe te situata e sigurisë në rajon.

Ai theksoi se Shqipëria sheh me shqetësim përpjekjet e Rusisë që kërkon të destabilizojë rajonin.

Gjithashtu ministri i Jashtëm shprehu shqetësimin dhe për situatën në veri të Kosovës dhe shtimin e retorikës që vë në pikëpyetje orientimin euro-atlantik të rajonit.

“Shqipëria, si një vend anëtar i NATO, e sheh me shqetësim rolin e aktorëve si Rusia, që kërkojnë të rrisnin tensionet e të shkaktojnë destabilizim të rajonit.

Jemi të shqetësuar edhe nga zhvillimet e paradokoshme në Veriun e Kosovës e nga shtimi i një retorike që vë në pikëpyetje orientimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor nga disa forca e grupime në vende të ndryshme të rajonit.

Jemi të shqetësuar edhe nga ngadalësimi i ritmit të reformave në disa prej vendeve të rajonit.

Për Shqipërinë e ardhmja e Ballkanit Perëndimor duhet të udhëhiqet nga vlerat demokratike dhe një orientim i qartë euro-atlantik.

Është pikërisht ky vizion i përbashkët që qëndron në themel të miqësisë mes vendeve tona. Ne besojmë që vende si Shqipëria e Mali i Zi, që udhëhiqen nga ky vizion, kanë sot detyrimin të punojnë më shumë për të çuar përpara reformat integruese dhe bashkëpunimin rajonal.

Ky është edhe objektivi kryesor që do të informojë punën tonë gjatë kryesimit të disa nismave rajonale në vitin 2024, për çka do të mirëprisnim edhe bashkëpunimin maksimal të Malit të Zi si një vend mik e një partner i rëndësishëm në këtë rrugëtim.

Siç mund ta dini, në fund të vitit 2023 Shqipëria kaloi me sukses provën e shqyrtimit analitik të legjislacionit shqiptarë për të vlerësuar përputhshmërinë me acqui, si dhe procesin screening.

Shqipëria tashmë është gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian, vendeve anëtare, reflektuar këto dhe në konkluzionet e Këshillit Evropian, të datës 12 dhjetor.

Mali i Zi është një nga vendet e rajonit që ka avancuar më shumë në proceset integruese në BE. Ne shpresojmë që qeveria malazeze do ta përshpejtojë akoma më shumë ritmin e reformave sepse avancimi i çdonjërit nga vendet tona në procesin e integrimit është një kontribut i vyer për mbarë rajonin.

Unë shpresoj vërtet, që eksperiencat e mira të Malit të Zi ti shërbejn Shqipërisë, dhe ato të Shqipërisë ti shërbejnë Malit të Zi, për një të ardhme  sa më të mirë e sa më  të begatë”, tha Hasani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?