“I gatshëm të përballem me drejtësinë”, Edison Memolla flet pas daljes nga GJKKO

20 Qershor 2024 | 11:04

“Jam i gatshëm të përballem me drejtësinë” kështu ka deklaruar Edison Memolla para mediave pas daljes së tij nga ambientet e GJKKO këtë të enjte.

Ai tha se ditën e sotme ishte thirrur si dëshmitarë në seancën e GJKKO.

“Isha si dëshmitar, jam i gatshëm të përballem me drejtësinë për të provuar pafajësinë”.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla akuzohet se  bashkë me tre persona ka kryer  korrupsion aktiv në zgjedhjet e 6 marsit 2022.

Sipas prokurorisë nga hetimet është provuar se në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit, Memolla në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, ndikoi tek i pandehuri tjetër Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026