“I ka munguar strategjia”/ Koreshi: Anëtarësimi i Kosovës s’është çështje numrash

13 Prill 2024 | 17:18

Dastid Koreshi, ambasador përfaqësues i përhershëm i Republikës së Shqipërisë në KIE foli në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Në një intervistë ekskluzive për Euroneës Albania, ai theksoi se Kosova vitet e para ka qenë  e fokusuar në konsolidimin e shtetit si subjekt ndërkombëtar, ndërsa shtoi se ka pasur dhe përpjekje sporadike ndaj organizatave ndërkombëtare.

Më tej ai shtoi se duhet të ngrihet një kuadër i shëndoshë argumentesh se përse Kosova duhet të bëhet anëtare e  KiE.

“Thënë këtë, Kosova vitet e para ka qenë e fokusuar në konsolidimin e shtetit si subjekt ndërkombëtar dhe paralelisht ka pasur përpjekje sporadike dhe përqasje ndaj organizatave ndërkombëtare. Janë disa mekanizma që Kosova pavarësisht  agjendës bilaterale për të rritur numrin e njohjeve ka bërë dhe në aspektin e organizatave ndërkombëtare.

Vitet që pasuan nuk kanë qenë shumë të lehta si në arenën ndërkombëtare por dhe  për Këshillin e Europës. Është e rëndësishme që më në fund Kosova vendosi për anëtarësimin në KiE. Lipset që të ketë një strategji të qartë. Kjo i ka munguar më përpara Kosovës.

Anëtarësimi i Kosovës përpos faktit që është i rëndësishëm, për fat të keq 12 shtete nuk e njohin Kosovën.  Prandaj duhet të ngrihet një kuadër i shëndoshë argumentesh se përse Kosova duhet të bëhet anëtare e  KiE. Edhe në vlerësimet që kemi bërë, kam qenë  shpresëplotë dhe shumë optimist që shumica e bashkësisë ndërkombëtare është pro e këtij avancimi të Kosovës, sepse nuk po flasim për kufinj po për të drejtat e njeriut. Ky parashikim i imi ishte i jashtëzakonshëm i shprehur në  aktivitetin e Asamblesë Kombëtare”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026