“I kapën familjarët me çanta me lekë”, Prençi: 6 kryebashkiakë të dorëzojnë mandatet
Shemsi Prençi, ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit i ftuar në Euronews Albania tha se janë kapur në flagrancë të afërm dhe shtabet e partisë socialiste ndërsa u jepnin njerëzve çanta me lekë për të blerë vota.
Prençi shtoi se ata janë shoqëruar edhe në komisariate, por udhëheqës politik kanë shkuar e i kanë marrë, sipas tij, me dhunë nga duart e shefave të komisariateve, ndërsa opozita ende nuk i ka denoncuar këto rate në SPAK.
“Po të hetohen, unë ju garantoj se minimumi duhet që gjashtë kryetar bashkish, duhet të dorëzojnë mandatin. Por nëse i heton SPAK-u tamam, sepse ka pasur qarqe dhe bashki, ku familjarët dhe shtabet e Partisë Socialiste janë kapur me çanta me lekë duke ua dhënë njerëzve në flagrancë.
Janë shoqëruar edhe në komisariate dhe kanë shkuar udhëheqësit politik të partisë socialiste dhe ua kanë nxjerrë drejtorëvetë shefave të komisariatit me dhunë nga duart”,-tha Shemsi Prençi duke shtuar se për të thënë këtë Berisha, Alibeaj dhe Meta duhet të shkojnë në SPAK e të kenë kurajon ta denoncojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
- “U dhunuan drejtuesit e policisë dhe politika heshti”, Prençi: Opozita nuk denoncoi
- Situata në veri të Kosovës/ Vuçiç urdhër për gatishmërinë ushtarake
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:12 Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re
- 12:07 BE kërkon rregulla më të forta për fëmijët në mediat sociale
- 12:06 Hidhet shorti i Superiores, derbi Partizani-Tirana luhet në javën e 6-të
- 12:02 Francë, zjarri shkatërron 800 hektarë pyll pranë Fontainebleau pranë Parisit, mbi 1000 banorë në rrezik (VIDEO)
- 11:58 Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare
- 11:46 Policia e Vlorës: 65 të arrestuar dhe mbi 700 doza drogë të sekuestruara gjatë qershorit