“I shërbejnë Ramës”, Koka fton PD-në: Mos publikoni më video si ajo e Klevis Balliut
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania, shprehu kritika për një trend të fundit politik, ku Edi Rama dhe Lulzim Basha shkëmbejnë akuza në distancë përmes videove, duke u munduar të “vënë në lojë” njëri-tjetrin.
Sipas Kokes, kjo lëvizje i shërben vetëm kryeministrit Rama, pasi me këto video ai largon vëmendjen nga problemet kryesore dhe nga dështimet e qeverisjes.
Koka u shpreh i ashpër edhe me Klevis Balliun e PD-së, duke thënë se një video e tij e publikuar kundër kryeministrit Rama ishte shumë amatore dhe skandaloze, dhe nuk duhej të përsëritej si shembull. Sipas gazetarit, kjo gjë është patetike dhe, sipas tij, përfundimi i PD-së në këtë batak të Ramës është i papranueshëm.
“Kjo është politika e reelsave, por nuk është politika reale, dhe kjo politikë i vlen vetëm një njeriu, i cili ishte Edi Rama. Kam edhe një ftesë publike për Partinë Demokratike që të refuzojë këtë lloj komunikimi, duke nisur nga mospublikimi i videove të ngjashme që publikoi zoti Klevis Balliu’, tha Koka. Ideja mund të jetë shumë e mirë, por realizimi është skandaloz, amator dhe patetik. Gjeja e fundit që i duhet PD-së është që të bjerë në patetizëm. Unë PD-në nuk e njoh dhe nuk e perceptoj si opozitën e reelsave. E pres si opozitë institucionale dhe alternative, dhe në këtë vend, gjeja e fundit që qytetarët kanë nevojë është të bien në batakun e zotit Rama, i cili sot është më i interesuar ta bëjë këtë politikë sepse i shërben për të zhbërë gjithë dështimet e tij të mëdha dhe për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë një imazh të ri, ku ata duhet të mendojnë vetëm për këtë dhe për asgjë tjetër që ka të bëjë me përditshmërinë dhe problemet e tyre”, tha Koka.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 12:22 Ministria e Jashtme e Francës mohon se ka kërkuar ndalimin e tubimit të opozitës iraniane në Paris
- 12:20 “Duhet t’ju dërgojmë në Moskë”, kryeministri belg ka një mision diplomatik për Antonio Costa
- 12:14 Kanosi me thikë taksistin dhe i mori paratë, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve me dhunë në qershor
- 12:04 Nga investimi në Zvërnec e Sazan deri tek negociatat, zbardhen temat që do të diskutohen në mbledhjen e zgjeruar të grupit të PS
- 12:03 Lavrov: Evropa nuk është neutrale në konfliktin ukrainas, qëllimi është ruajtja e “regjimit të Zelenskyt”
- 11:57 Sulm rus në Detin e Zi, goditen me dronë dy anije me flamuj të huaj, shënohen viktima