Ilva Tare me mision të ri, bëhet pjesë e Këshillit të Atlantikut
Gazetarja e njohur Ilva Tare është bërë pjesë e Këshillit të Atlantikut, Qendra për Europën.
Ish-drejtorja e informacionit në Euronews Albania, e cila prej disa muajsh është shpërngulur në Uashington, SHBA, e ndau lajmin përmes një postimi në Twitter.
Tare shprehet se i është bashkuar ekipit në Uashington dhe do të sjellë disa seri për Ballkanin.
“Jam e emocionuar të ndaj disa lajme personale: që nga 1 prilli, jo vetëm që jetoj në anën tjetër të Atlantikut, por kam filluar të punoj me Këshillin e Atlantikut në Uashington DC, ku do të lançoj serinë Balkans Debrief. Jam e nderuar të bashkohem me ekipin e Këshillit të Atlantikut të Europës”, shkruan Tare.
I’m thrilled to share some personal news: As of April 1, not only do I live on the other side of the Atlantic but I have started working with the Atlantic Council in Washington, DC where I will launch the #BalkansDebrief series. I’m honored to join the team at @ACEurope 🇦🇱🇺🇸 https://t.co/DcpqnYGOtB
— Ilva Tare (@IlvaTare) April 15, 2022
Faqja zyrtare për njoftimet e Këshillit të Atlantikut gjithashtu ka shpërndarë lajmin për angazhimin e ri të gazetares Ilva Tare.
“Një emër i njohur në Shqipëri, ajo ka përvojë të madhe në Ballkanin Perëndimor dhe një histori raportimi të paanshëm dhe analiza të besueshme. Tare ka mbuluar politikën, integrimin në BE, të drejtat e njeriut, gjyqësorin dhe përpjekjet kundër korrupsionit. Në intervistat e saj të gjera, Tare ka ngritur zërin për çështjet gjinore dhe të të drejtave të pakicave, efektet e dezinformimit dhe të drejtat e gazetarëve. E promovuar në poste drejtuese në redaksi të ndryshme në karrierën e saj, ajo është një promovuese e mprehtë e gazetarëve të rinj”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Atlantikut.
LEXONI GJITHASHTU:
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
- 15:52 Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv
- 15:44 SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës
- 15:44 Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
- 15:37 Gruaja e Peskov, Tatiana Navka kundërshton në gjykatë sanksionet e BE-së ndaj saj
- 15:30 Arabia Saudite rrëzon dronët e nisur nga Iraku drejt objekteve të saj të naftës