Ina Zhupa, nxjerr dokumentin: Skandali që kam zbuluar në Butrint

8 Nëntor 2023 | 22:53

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha në “Now me Erla Mëhillin”, se pavarësisht se janë në proces gjyqësor, për çështjen e Butrintit, Këshilli i Ministrave nuk ka paraqitur dokumentet e kërkuara.

Ajo tha se kanë kërkuar të gjithë korrespondencën me UNESCO-n, por në vend të saj në gjykatë është dërguar vetëm një  letër me shkrim dore në të cilën thuhej se e-mailet nuk mund të gjenden për shkak se janë mbyllur llogaritë personale të punonjësit pas largimit nga puna.

“Këshilli i ministrave nuk sjell dokumentet, ne kalojmë nga një vendim i ndërmjetëm i pazbatuar në një vendim tjetër të ndërmjetëm të pazbatuar. Ne kemi kërkuar atje të gjithë korrespondencën me UNESCO-n dhe e vetmja letër që na vjen dhe mund ta shfaqin në monitor, është një letër me shkrim dore si dokument në gjykatë, pa protokoll, e në të shkruhet: ”kërkesa për komente mbi draft-ligjin është bërë me e-mail, ky e-mail nuk gjendet për shkak të mbylljes së llogarive personale të punonjësve pas largimit nga puna”, ky është shteti që ne kemi.

Ky shtet ia ka dhënë me koncesion, ne i japim me miliona AKSH-it që t’i rikuperojë këto e-maile, dhe pavarësisht e-maileve, komunikimet me UNESCO-n duhet të ishte i ruajtur dhe protokolluara”,-tha Ina Zhupa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026