‘Infantino donte që Messi të fitonte’, Burimi: Në Francë ka teori konspirative
Gazetari Genc Burimi thotë se në Francë ka teori konspirative, se kreu i FIFA-s, Gianni Infantino ka dashur që Botërorin ta fitojë Argjentina dhe Lionel Messi.
Në një intervistë për Euronews Albania, Burimi deklaroi se në lidhje me arbitrimin e ndeshjes së djeshme, mediat britanike kanë shprehur rezervat e tyre.
“Janë mediat britanike që janë tepër të nevrikosura me arbitrimin. Ke shumë teori konspirative sot në Francë, që thonë se Infantino donte që të fitonte Messi, që të fitonte Argjentina, duke i vënë shumë gjëra përballë.
Është ekipi që bëri më shumë penallti në Botëror. Në ndeshjen mbrëmë, thonë anglezët, arbitri polak bëri disa gabime që as në rregullore nuk respektohen”, theksoi ai.
Argjentina mposhti Francën në finale, duke fituar në kampionatin botëror të futbollit, “Katar 2022”.
Ekipi nga Amerika Latine, siguroi titullin pas fazës së penalltive me rezultat 4-2, teksa 120 minuta përfunduan në barazim, 3-3.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë