Ironizon Bushati: Revolucioni i Shën Valentinit të Berishës është një farsë
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushatin në një intervistë për Euronews Albania e cilësoi farsë politike revolucionin e shpallur nga kreu i PD, Sali Berisha.
Sipas Bushatit, i ashtuquajtur revolucion është një farsë politike edhe për faktin se përpiqet të mbrojë drejtësinë amerikane ndërkohë që kjo drejtës e ka shpallur Sali Berishën non grata.
“Në 2023 sot revolucioni i Shën Valentinit të Sali Berishës është një farsë politike ku ai që kërkon të zëvendësojë republikën parlament me një demokraci direkte është vetë deputet, përfaqësues i një mazhorance që është brenda institucioneve normale të demokracisë që njohim. Revolucioni i Shën Valentinit blu nuk bën sens aq më tepër kur Berisha ngatërron revolucionin e bolshevikëve apo atë të islamit të Iranit me një term që nuk ka asnjë rezonancë me aktualitetin. Ky revolucion përpiqet të mbrojë drejtësinë amerikane është farsë kur vetë drejtësia amerikane e ka shpallur non grata”, tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës