Ish-krerëve të UÇK iu refuzua mocioni i mbrojtjes/ Goxhaj: Prokuroria bën si Serbia

16 Korrik 2025 | 21:42

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë refuzuar mocionin e paraqitur nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Mocioni kishte për qëllim të përjashtonte nga aktakuzat disa fakte materiale që lidhen me ngjarje të ndodhura para majit të vitit 1998 dhe pas datës 20 qershor 1999, por gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë.

Në lidhje me zhvillimet në Gjykatën Speciale, për Euronews Albania ka folur edhe ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili ka kritikuar ashpër mënyrën e veprimit të Prokurorisë Speciale dhe bashkëpunimin e saj me EULEX-in.

“Gjithkush është i trembur sepse Prokuroria Speciale vepron në këtë formë: Vijnë, të marrin telefonin, bëjnë bastisje në shtëpi, pa lajmëruar dhe pa marrë leje askujt. Prokuroria Speciale në bashkëpunim me EULEX-in janë pushtuesit e rinj të Kosovës. Ata nuk lajmërojnë as qeverinë dhe as policinë e Kosovës, vendosin të të sekuestrojnë gjithçka dhe të akuzojnë që nëse ankohesh, do të arrestojnë.

Ai shtoi se mënyra e funksionimit të Prokurorisë nuk ndryshon nga ajo e shtetit serb, duke theksuar: “Është e njëjta gjë që bën Serbia, nuk ka asnjë ndryshim në këtë mes.”

Ndërkohë, nga ana tjetër, moderatorja Esmeralda Mulaj u shpreh se Serbia nuk duhet nënvlerësuar në këtë proces. “Serbia është një shtet i madh, ka funksionuar gjithmonë me diplomaci dhe lobime. Shumica e aktakuzës, siç kanë dëshmuar vetë dëshmitarët, ka ardhur nga Serbia,” tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës problematikë për dëmet në pyje-kullota

Në Gjirokastër po regjistrohen rastet e para të zjarreve të verës në pyje dhe kullota. Vatrat e zjarreve kanë shkaktuar dëme kryesisht në sipërfaqet me...
08:46 | 28/06/2026

Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme

Në këtë sezon vere Gjirokastra po përballet më një rritje të ndjeshme të fluksit të turistëve ndërkohë që kapacitetet hoteliere janë të pamjaftueshme për akomodimin...
08:26 | 28/06/2026

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026