Ish-prokurori: Nëse Berisha shkon në Kushtetuese, vendimin ua them unë që sot
Ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari, ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku analizoi punën e SPAK si dhe nisjen e hetimeve ndaj ish-kryeministrit Berisha.
Hajdari tha se prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët janë treguar shumë profesionistë në rastin e dosjes “Partizani”.
Sipas tij do të ishte shkelje ligji nëse SPAK do t’i drejtohej Kuvendit për të dhënë autorizimin për të caktuar masën “Detyrim paraqitje” për Berishën.
Sipas tij Kushtetuta përcakton se vetëm “Arresti me burg” dhe “Kontrolli i banesës” kërkojnë autorizimin e parlamentit në rastin e deputetëve.
Hajdari tha se nëse çështja shkon në Kushtetuese, gjykata do t’u thotë ligjvënësve që të plotësojnë formulimin e ligjit imunitetin.
“Imagjinoni nëse prokurorët do të shkonin në parlament të kërkonin autorizim për arrestimin e zotit Berisha. A do quheshin prokurorë politik? Unë i pari do thosha po. Besoj se do shkojnë dhe në Gjykatë Kushteteuese dhe Kushtetuesja do të japë një vendim ashtu siç do ta them unë sot këtu. “Plotësoni Kushtetutën se më këtë mënyrë formulimi për imunitetin e deputetëve, prokurorët nuk mund të vijnë për masat e “Arrestit me burg” dhe “Kontrollit të banesës”, ndërkohë që për të gjitha masat e tjera mund t’ju vijnë”, kështu do t’u përgjigjet Kushtetuesja.
SPAK nuk shkoi në Kuvend se nuk donte të shkelte ligjin. Për Ahmetajn shkoi në parlament se kërkoi “Arrest me burg”. SPAK po të shkonte në parlament për të marrë leje për “Detyrim paraqitje”, parlamenti do thoshte se “reforma dështoi se prokurorët kanë probleme profesionale”. Por prokurorët janë treguar shumë profesionistë së bashku me gjyqtarët”, tha Hajdari.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë