Ish-prokurori: Nga Konispoli duhen 5 orë të vish, 2 gjyq, 5 të kthehesh iku dita…
Ish-prokurori Eugen Beci tha në një intervistë për Euronews Albania se harta e re gjyqësore që hyn në fuqi nga dita e sotme pritet të sjellë kaos dhe kosto të shtuara për qytetarët.
Beci shpjegoi se gjyqtarët që kanë nisur veprimin me një çështje konkrete do e gjykojnë sërish në Apelin e Tiranës. Pra, gjyqtari do transferohet bashkë me dosjen gjë që sipas tij nuk do funksionojë sa i përket numrit të çështjeve.
“Do të shohim a do të shtohet numri i vetëgjyqësive, sepse një qytetar nga Konispoli që të vijë në gjykatën e apelit të Tiranës do 5 orë, 2 orë gjyqi, 5 orë për t’u kthyer iku një ditë. A mundet një njeri të merret me një konflikt të cilin mund ta zgjidhte gjyqësisht, patjetër duke harxhuar para, kohë dhe duke investuar në një gjyq që edhe mund të shtyhet. Këto do të çojnë në atë që shpesh quhet edhe vetëgjyqësi”, tha Beci.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nis veprimtarinë Prokuroria e vetme e Apelit, kush do të jetë drejtuesi
- Nis punën Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës